E FUNDIT: Suarez-Atletico Madrid, dalin shifrat e para dhe motivi i zgjedhjes nga “Colchoneros”

21 Shtator 2020
17:24
Telesport
back button

Suarez-Atletico Madrid, dalin shifrat e para. “Marca” bën një përmbledhje të shifrave midis Luis Suarez dhe Atletico Madrid. Gati 9 milion euro në sezon për dy vjet, siç përshkruhet nga e përditshmja e Madridit.

Një figurë e rëndësishme në këto negociata është drejtori sportiv Andrea Berta, që beson fuqimisht te Pistolero, sidomos tani që bëhet fjalë për një periudhë recesioni shkak Covid-19 dhe shpenzimet e mëdha mbi kartonët e futbollistëve do të peshonin në arkat e klubit.

Suarez ishte pranë Juventusit por marrëveshja nuk u arrit me bardhezinjtë pasi lojtari do të duhej të priste për pasaportën italiane (pasi është ekstrakomunitar) dhe nuk do të kishte mundësi të luante në Champions me “Zonjën e Vjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit