E FUNDIT: Tërmet në Superiore, klubit shqiptar i bllokohen 3 merkato

13 Janar 2020
18:58
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më shpëtim për Flamurtarin! Klubi është mes 4 rrugëve, pasi askush nuk i del për zot, ndërsa premtimet e administratorit Sinan Idrizit nuk i beson më as vetë zyrtari më i lartë i klubit. Problemet ekonomike dhe financiare nuk janë i vetmi hall që po zhyt klubin, pasi bregdetarët kanë marrë goditjen përfundimtare nga FIFA. 

Panorama shkruan se klubi vlonjat është dënuar me 3 merkato radhazi. Flamurtari nuk do të ketë të drejtë të bëjë asnjë regjistrim të ri. Ata nuk mund të afrojnë futbollistë në këtë janar, verën e ardhshme dhe janarin tjetër. Praktikisht, Flamurtari mund të mbetet pa ekip dhe mund të luajnë vetëm të rinjtë. 

Vendimi është marrë që në shtator nga FIFA duke parë borxhet e shumta financiare dhe gjyqet e hapura nga lojtarët kundër kuqezinjëve. Situata është dramatike dhe klubi i Flamurtarit duket se nuk ka shpëtim, rënia nga Superiora është thuajse e sigurt.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit