E FUNDIT: Drejtuesit reflektojnë mbi trajnerin Mema! Mbledhje urgjente sot

23 Tetor 2019
15:18
back button

Tirana pëson humbjen e tretë në kampionat në 9 javë të luajtura, pra një fazë, teksa shifra më alarmante janë plot 11 golat e pësuar nga bardheblutë, që mesatarisht do të thonë më shumë se 1 gol për ndeshje.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema ka shfaqur amnezitë e zakonshme në mbrojtje dhe pasiguritë e portierit, por jo vetëm kaq, por në ndeshjen ndaj Bylisit mungoi edhe ajo grintë dhe ai shpirt gare. Tifozët kanë nisur akuzat dhe fyerjet në rrjetet sociale, teksa mbrojtja është sidomos më e përfolura. Kryeqytetasit fusin ujë nga çdo anë dhe gjakderdhja nuk po mbaron.

Përpara dy javësh, trajnerit Mema iu dha një ultimatum, në mbledhjen e kryer nga drejtuesit, që nuk duhet të gabonte më, por siç duket një pjesë e futbollistëve “lundrojnë” kundër trajnerit, që duket qartë se ka vështirësi për të arritur ekuilibrin ose soliditetin e duhur. Pas humbjes së sotme, sipas asaj që ka mësuar “Telesport“, pritet të ketë një mbledhje urgjente te bardheblutë, për të biseduar mbi të ardhmen e trajnerit, që mund të shkarkohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit