E FUNDIT: Tirana vendos për Memën, Halili i habit të gjithë

8 Tetor 2019
12:49
Eraldo Harlicaj
back button

Ardian Mema ishte pranë shkarkimit nga Tirana. Humbja me Kukësin e Partizanin dhe barazimi me Flamurtarin bënë që presidenti Refik Halili të mendojë largimin e numrit një të stolit. Tekniku do të prishte kontratën me bardheblutë dhe do t’i hapte rrugë afrimit të Julian Ahmatajt në krye të stolit. 

Situata duket se ka ndryshuar shpejt dhe numri një i klubit i ka besuar sërish Memës. Halili ka konfirmuar trajnerin e 24 herë kampionëve të vendit. Mema duket se do të jetë në krye të klubit dhe pas këtyre rezultateve jo të mira. Ai do të vazhdojë të drejtojë skuadrën e bardhebluve. 

Një lajm i papritur, pasi u mendua se numri një i stolit do të largohej. Mema u afrua te Tirana pas largimit të Ze Marias dhe thuajse ka një vit në stolin e kryeqytetasve. Ai do të mundohet të kthejë bardheblutë te titulli kampion në këtë 100 vjetor. Klubi Tirana i pyetur në lidhje me situatën, përgjigjet shkurt se tekniku nuk është larguar ndonjëherë që të rikonfirmohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit