E FUNDIT: Tmerr dëmtimesh tek Reali, Zidane humbet një tjetër titullar

16 Shtator 2019
14:57
back button

Epidemi dëmtimesh tek Real Madrid, që për sfidën ndaj Paris Saint-Germain do të duhet të bëjë llogaritë edhe pa mbrojtësin Marcelo.

Vetë klubi madrilen njoftoi se braziliani ka pësuar një dëmtim në qafë, për të cilin nuk ka dhënë shumë informacione dhe koha e rikuperimit nuk është zbuluar ende.

Me këtë sinjal, për Marcelo duket mision i pamundur për të qenë gati për ndeshjen e së mërkurës në Paris, teksa alternativë tani mbetet Ferland Mendy.

Aktualisht katër lojtarë janë të dëmtuar tek “Los Blancos”:  Isco, Valverde, Modric, Asensio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit