E FUNDIT: Trajneri Jorge Jesus i prish punë Milanit në merkato!

13 Gusht 2020
18:23
Telesport
back button

Milani është duke menduar për Florentino Luis tashmë prej kohësh. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë të arrihet te djaloshi i talentuar i Benficas.

Sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio në Sky Sport 24, po zhvillohet një takim midis Jorge Jesus, trajnerit të ri të Benfica, dhe agjentit të Florentino Luis.

Trajneri do të dëshironte ta mbante lojtarin, aq sa djali të mund të rinovonte. Një plan i prishur ky për “Djallin”, duke qenë se tashmë Florentino është më pranë qëndrimit te Benfica se sa largimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit