E FUNDIT: Tronditet Partizani, shkarkohet Olsi Rama?!

9 Mars 2020
22:16
Eraldo Harlicaj
back button

Humbja e fundit ndaj Vllaznisë në Shkodër me rezultatin 1-0 mund të lërë pasoja të mëdha në klubin e Partizanit. Disfata nuk ishte vetëm ajo e fushës së lojës, por ishte e gjithë sezonit. Kampionët ngrejnë flamurin e bardhë dhe nuk arrijnë të mbrojnë titullin kampion. Në fakt, e japin paksa me turp…

Presidenti Gaz Demi është pak të thuash i zhgënjyer dhe emri i parë në listën e përgjegjësive është ai i Olsi Ramës. Drejtori i Përgjithshëm i të kuqve ka patur besim absolut nga presidenti dhe fuqi të plotë vendimarrjeje. Situatat u rrokullisën shpejt për zyrtarin e “Demave”, pasi petku i kampionit peshoi rëndë dhe nuk mundi ta mbajë. 

PËRPLASJA – Telesport mëson me burime pranë klubit të kuq se humbja ka sjellë dhe përplasje mes drejtuesve. Olsi Rama momentalisht është në fije të perit, për mos thënë i shkarkuar. Për të vetmen arsye se presidenti Gaz Demi shpesh herë ka kthyer dhe vendimet e tij. Krisja këtë herë është e thellë, ndërsa nuk dihet nëse është e rikuperueshme!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit