E fundit: Tuchel në ankth, vjen përgjigjja për Mbappe!

20 Shtator 2020
10:08
Eraldo Harlicaj
back button

Sezoni i ri i PSG-së ka nisur me shumë probleme, pasi kampionët humbën dy ndeshjet e para ndaj Lens dhe Marseilles, ndërsa fituan 1-0 ndaj Metz. Goli erdhi në minutën e 90’+3′ nga Draxler. Dominimi duket larg, pasi problemet nuk kanë munguar.

Trajneri Thomas Tuchel fillimisht nuk kishte 7 titullarë për shkak të COVID-19 ndaj Lens, ndërsa humbja ndaj Marseille përfundoi me sherr dhe Neymar, Diallo, Paredes dhe Kurzawa u pezulluan.

Sfida e radhës do të vendosë PSG përballë Nices. Një sfidë shumë e fortë, por lajmi i mirë është rikthimi i Kylian Mbappe. Sulmuesi francez ka kryer tamponët e COVID-19 dhe ka dalë negativ. Ai me shumë mundësi do të luajë nga minuta e parë. PSG po sheh drejt kreut të tabelës, për të shkuar aty ku duhet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit