E FUNDIT: Vidal zbarkon në Milano, mesazhi i Lionel Messit ndez tifozët e Interit!

20 Shtator 2020
23:17
Telesport
back button

Lionel Messi përshëndet Arturo Vidal. Sulmuesi i Barcelonës, në qendër të një telenovele të gjatë këtë verë, dëshiroi të përshëndeste mesfushorin kilian në rrjetet sociale, pasi ai sot filloi aventurën e tij të re me fanellën e Interit:

“Unë vetëm të kam njohur si kundërshtar dhe ti gjithnjë dukeshe si fenomen, por pata fatin të të njoh personalisht dhe më befasove edhe më shumë. Ishin dy vjet në të cilat ne ndamë shumë gjëra dhe u dallove shumë. Do t’i mungosh shumë dhomave të zhveshjes. Të uroj më të mirën për këtë fazë të re në klubin e ri. Do të shihemi përsëri, me siguri”. Fjalët e Pleshtit. Kush e di nëse ata të dy do ta gjejnë veten te Interi sezonin tjetër…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit