E fundit: Vjen përgjigjja, Tirana mëson rezultatet e testeve

6 Qershor 2020
17:17
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana mund të marrë frymë lirish pas ndeshjes së fituar me Bylisin. Bardheblutë u detyruan t’u nënshtroheshin testeve, pasi lojtari i Bylisit, Eridon Qardaku doli pozitiv me COVID-19.

Futbollistët iu nënshtruan sot paradite testeve të COVID-19 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe fatmirësisht mësohet se të gjithë kanë dalë negativ.

Kjo do të thotë se kampionati nuk cënohet dhe do të vazhdojë normalisht. Një lajm i mirë për kryeqytetasit që marshojnë drejt titullit kampion. Ata duket se do të festojnë 100 vjetorin me një trofe madhor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit