E FUNDIT / Vllaznia firmos me mbrojtësin e kombëtares së Ugandës

2 Shtator 2019
11:47
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia bën goditjen e fundit të merkatos së verës. Ashtu siç ishte premtuar nga drejtuesit e klubit dhe priste stafi teknik, sot është konkretizuar marrëveshja me një tjetër lojtar, Walusimbi Godfrey. Përforcimet e kësaj vere të Vllaznisë janë të konsiderueshme: Laco, Gligorov, Cojocaru, Ristevski, Shehi, Hygor, Shtubina, Sinho, Maranhao, Marku, Ramadani. Pra, një grup i ribërë thuajse tërësisht, bashkë me ndërrimin e trajnerit. Në stol është Mirsad Jonuz, që ka dhënë “ok” për blerjen “in extremis”, Godfrey. 

30-vjeçari luan si mbrojtës i majtë dhe do t’iu bashkohet kuqebluve kësaj jave, sapo të sigurojë vizën hyrëse në vendin tonë. Nëse i referohesh karrierës së tij, ajo duket e pasur, ndërsa prej një dekade është pjesë e kombëtares së Ugandës, me të cilën ka luajtur 93 ndeshje. Godfrey është federuar në FSHF brenda afatit të përcaktuar, duke mos pasur më asnjë pengesë për të veshur dhe përfaqësuar fanellën e skuadrës

shkodrane.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit