E FUNDIT: Zidane rikthen Vinicusin, por dënon yllin e merkatos!

8 Nëntor 2019
16:47
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi ka publikuar listën për ndeshjen e kampionatit kundër Eibarit. Ekipi madrilen ka ndryshime nga skuadra që fitoi ndeshjen kundër Galatasaray-t me rezultatin 6-0. 

Trajneri Zinedine Zidane ka rikthyer në grup Vinicus Junior, ndërsa nga krahu tjetër ka lënë jashtë ekipit Luka Jovicin. Serbi nuk ka bindur që prej kohës që është blerë dhe francezi e dënon duke e nxjerrë jashtë ekipit. 

Mungojnë dhe Bale dhe James, ashtu siç numri një i stolit paralajmëroi në konferencën për shtyp. Marcelo nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, pasi braziliani është i dëmtuar. Mendy pritet të luajë nga minuta e parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit