E FUNDIT: Oferta e PSG-së për Icardin, Interi refuzon dhe jep kundërofertën (Detajet)

23 Maj 2020
12:18
Eraldo Harlicaj
back button

PSG i bëri një ofertë Interit ditën e djeshme për blerjen përfundimtare të kartonit të Mauro Icardit. Francezët ofruan 50 milionë euro + 10 të tjera bonuse, ndërsa francezët duhet të paguajnë 70 milionë euro për të mbajtur argjentinasin në skuadër.

Sky Sport dhe La Gazzetta dello Sport shkruan se oferta e bërë nga francezët është hedhur poshtë. Çmimi i kërkuar nga Interi është minimalisht 60 milionë euro + 10 të tjera bonus, në mënyrë që të arrihet shifra e 70 milionë eurove.

PSg ka paguar 13 milionë euro për huazimin e Icardit për sezonin 2019-20. Shifra të larta kur bëhet fjalë thjeshtë për huazimin e një lojtari. Conte nuk e do në ekip Icardin, prandaj drejtuesit janë të detyruar ta shesin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit