E gjen si rival në La Liga, Papu Gomez ka mesazh dashurie për “Cholo” Simeone! “Isha rebel por…”

28 Janar 2021
17:11
Telesport
back button

Alejandro “Papu” Gómez është një nga goditjet e mëdha të merkatos së dimrit. Fantazisti argjentinas bëri deklaratat e tij të para për mediat zyrtare të Sevillas, duke kujtuar gjithashtu të kaluarën e tij me Diego Simeone, i cili në të kaluarën u përpoq ta sillte atë në Atletico dhe të cilin do ta gjejë përsëri si një kundërshtar në kampionatin spanjoll:

“Cholo ishte shumë i rëndësishëm për karrierën time, sepse isha në fazën e rebelimit. Isha 20 vjeç dhe bëja disa gjëra që mendoja se ishin mirë, por jo.

Es un orgullo vestir una camiseta que vistió Maradona

Përvoja me të më ndihmoi shumë, veçanërisht në futboll. Ai parashikoi se si do të luajmë në Evropë dhe kemi diskutuar, në fund ai kishte të drejtë: unë luaja te Catania siç tha ai në kohën e San Lorenzo.

Pastaj ai arriti në Siçili dhe më ndihmoi të rritesha edhe më shumë. i gjithë stafi i tij stërvitor është i përbërë nga njerëz që i admiroj dhe që janë rritur”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit