E goditi me grusht kundërshtarin e tij, Grezda shfajësohet: Më preku nderin, ju tregoj si ndodhi…

1 Qershor 2020
15:23
Telesport
back button

Eliminimi i Osijekut nga Kupa e Kroacisë, kur ishte vetëm një hap larg finales së madhe ndaj Lokomotiv Zagrebit ka sjellë edhe indinjatën e Eros Grezda, që ka goditur kundërshtarin etij, Antonio Colak i Rijeka.

Shqiptari rrezikon skualifikim të gjatë, teksa në versionin që ka treguar, ish-sulmuesi i Rangers, pohoi se lojtari kundërshtar e kishte nxitur për të bërë këtë veprim.

“Më vjen shumë keq që u gjenda në qendër të vëmendjes së mediave për atë që ka ndodhur përpara dhe gjatë ndeshjes me Rijekan. Të gjithë ne ishim të zhgënjyer nga fakti se u dëmtuam gjatë takimit dhe na u mohua fitorja. Nuk është e lehtë të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të ruajmë qetësinë, sidomos kur dikush na fyen”.

“Kur vjen puna te fyerjet e rënda personale dhe kombëtare, qoftë si njeri, qoftë si sportist, jam shumë i ndjeshëm. E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj”.

“Po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe sulmuesi rival Colak po kalonte para meje në mënyrë tallëse dhe duke mërmëritur. Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes”.

“Jetoj për shumë vite në Kroaci dhe i përmbush detyrimet e mia si qytetar. i paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare. Do të marr të gjitha hapat ligjorë për të mbrojtur veten dhe nderin tim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit