E HABITSHME: Shqipëria punëson drejtorin e Vllaznisë, merr drejtimin e modestëve

29 Tetor 2019
19:07
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori turk i Vllaznisë, Engin Firat, erdhi dhe u largua pa lënë asnjë gjurmë. I ndikuar dhe nga rrethanat dhe kushtet e Vllaznisë, zyrtari kuqeblu nuk bëri asgjë. Deklarata boshe për sigurim të ardhurash, ngjitje në majë dhe në fund një vrimë të madhe në ujë. 

Engin Firat i ka habitur të gjithë, pasi është emëruar si trajner i kombëtares së Moldavisë. Federata ka prezantuar turkun që pason në këtë pozitë Semen Altman. Ukrainasi që u largua pas humbjes ndaj Shqipërisë me rezultatin 0-4.

Firat do të mbyllë eliminatoret me Moldavinë dhe do të luajë kundër Francës dhe Islandës. Shanset që të marrë pikë janë minimale, ndërsa më pas do të diskutohet për vazhdimësinë. Largimi i Firat është i çuditshëm, pasi në verë shpërtheu kundër Vllaznisë me deklarata që nuk kishte marrë para, klubin po e shkatërronin, ndërsa kur kuqeblutë morën disa rezultate të mira u shfaq në skenë. Ai donte të merrte merita duke dhënë leksione për strategjinë e mirë të tij dhe klubit, por “u zhduk” shpejt, sapo Vllaznia humbi ndaj Partizanit. Ku i dihet, mbase do ta mbajë sërish si pozicion…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit