E hidhur! Futbollisti i kombëtares së Kosovës, me “Coronavirus”

17 Mars 2020
15:26
Alfred Lleshi
back button

Kosova ishte ndër vendet e fundit të Ballkanit, ku depërtoi “Coronavirus”. Rastet e të prekurve tashmë janë zyrtarizuar edhe në shtetin më të ri të gadishullit tonë, ku po merren masa karantine për qytetarët, si kudo. Për fat të keq, Kosova ka edhe futbollistin e parë të konfirmuar me Covid 19, ndër klubet e trojet shqiptare. Në fakt, ai jeton e luan në Gjermani, ku edhe është infektuar. Ka qenë vetë Federata e Futbollit e Kosovës, ajo që ka njoftuar se futbollisti i Kombëtares U-21, Valdrin Mustafa, ka rezultuar pozitiv me “Coronavirus”: 

“Gjendja e tij është e mirë, por ndodhet në karantinë me gjithë familjen, në Sarbruken. Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit. Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar që të qëndrojë i qetë në shtëpi e ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë, pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë”.ristiano Ronaldo midis hipotezës së izolimit dhe rinovimit me Juve: deri në 39 vjet

Lajme të tjera

Lajmet e fundit