E hoqi dhe plasi debati, Allegri shpjegon shkëndijat me Morata: Më vjen keq, por ai…

5 Dhjetor 2021
23:19
Telesport
back button

Çfarë ndodhi mes Massimiliano Allegrit dhe Alvaro Moratas në momentin e zevendesimit me shkëndija?

Trajneri i Juventusit e shpjegon këtë, duke u prezantuar me intervistën pas ndeshjes se fituar 2-0, në DAZN:

“Nuk kisha vendosur ta zëvendësoja, por mori kartonin e verdhë dhe vazhdoi duke debatuar me arbitrin, pastaj aty preferova ta largoja.

Asgjë nuk ndodhi dhe më vjen keq sepse Alvaro teknikisht kishte luajtur një ndeshje të mirë edhe pa shënuar.

Më vjen mirë që e shoh atë duke luajtur, si dhe të gjithë ekipin”.

A ndiheni në zonën Champions League?
“Për momentin jemi të pestët së bashku me Fiorentinën. Top 4 meritojnë pozicionet deri tani, pastaj do të shohim në fund të vitit.

Ne duam të marrim më të mirën, sot ishte e rëndësishme të fitonim dhe do të shohim hap pas hapi se çfarë do të ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit