“E imagjinon veten tek Juventus”, vjen paralajmërimi për Allegri-n

19 Nëntor 2022
16:42
Denis Hakanaj
back button

Pas një fillimi makth të sezonit dhe dështimit në Champions League, një hap larg “greminës”, Massimiliano Allegri arriti ta kthejë Juventus-in në rrugën e duhur duke arritur gjashtë fitore radhazi në kampionat, të gjitha pa pësuar gol.

Bardhezinjtë janë ngjitur në vendin e tretë para pushimit për Botërorin, dhe gjuetia ndaj Napoli-t të Luciano Spalletti-t për titullin do të fillojë në janar. Edhe në momentet më të ulëta, drejtuesit e Juventus-it nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim trajnerin toskan.

Emri i parë që qarkulloi muajt e fundit si zëvendësues i mundshëm ishte ai i Antonio Conte-s: trajneri i Tottenham nuk ka rinovuar ende me ‘Spurs’ dhe mbetet në sfodn për klubin torinez.

Një tjetër emër i madh në stolin e Juventus-it është Thomas Tuchel: i shkarkuar këtë sezon nga Chelsea, trajneri gjerman tashmë është në kërkim të një eksperience të re dhe po shikon përreth.

Në orët e fundit, thashethemet e reja kanë mbërritur pikërisht për ish-trajnerin e londinezëve. Sipas asaj që raporton BILD, janë tre destinacionet që vlerësohen nga Tuchel për rikthimin në stol.

Gjermani duket se po ndjek situatën e Barcelona-s dhe Xavi-t, Real Madrid-in për postin e Ancelotti-t dhe, sipas gazetës, “Juventusi është gjithashtu një klub ku ai e imagjinon veten si trajner”. Në listën e preferencave të Tuchel, pra, do të ishte edhe klubi bardhezi. Massimiliano Allegri tashmë është i paralajmëruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit