“E imagjinoni dot se ç’do të ndodhte”, djali i Berlusconi-t ndez merkaton: Kam besim te Galliani

1 Korrik 2022
13:38
Denis Hakanaj
back button

Mauro Icardi vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga klubet e Serisë A dhe kkëtë verë mund të vijë rikthimi i bujshëm pas golave të shumtë të shënuar me fanellën e Inter-it.

Në vitet e kaluar, ka qenë Juventus klubi që ka provuar më shumë për ta kthyer argjentinasin në Serinë A, por të gjitha tentativat kanë shkuar dëm.

Edhe Milan, Roma me Napoli-n janë interesuar për ish-kapitenin zikaltër, por tani zgjidhja mund të vijë nga një klub surprizë: Monza duket se e ka seriozisht.

Me rastin e prezantimit të programacionit të ri të Mediaset-it, Pier Silvio Berlusconi ka bërë një lajmërim të bujshmë merkatoje: “Icardi? Do të ishte një mundësi e madhe ta kishim te Monza.

“A e imagjinoni se çfarë historie do të ishte nëse do të shënonte pikërisht kundër Inter-it? Por nuk dua të them më shumë, kam besim te Galliani”.

Fjalë që lënë të kuptohet se ka një interesim konkret dhe se nuk bëhet fjalë thjesht për një fantazi të merkatos së futbollit. Paris Saint-Germain ka dëshirë ta largojë argjentinasin dhe duket se është e gatshme edhe ta huazojë duke i paguar një pjesë të rrogës.

Pikërisht me këtë formulë, huazim dhe pagesë e pjesshme e rrogës, Monza mund të provojë të kthejë në realitet një operacion të bujshëm të merkatos.

Nga ana tjetër, kjo zgjidhje duket se pëlqehet edhe nga familja e  futbollistit: Icardi, në fakt, ka akoma një apartament në Milano, vetëm 15 minuta me makinë larg Monza-s. Kthimi i Maurito-s mund të jetë një nga goditjet e mëdha të Monza-s së Berlusconi-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit