E jashtëzakonshme! Fenerbahce ktheu mbrapsht Kolarov dhe serbin tjetër prej… Muriqit

14 Shtator 2019
14:44
Alfred Lleshi
back button

Vedat Muriqi duket se është “pashai” i Fenerbahce. Pasi shkëlqeu së fundi me kombëtaren kosovare, sulmuesi shtatlartë dhe i fuqishëm është kthyer te klubi, më i karikuar se kurrë. Por, një prapaskenë mjaft interesante është zbuluar nga mediat turke, që lidhet me të. Drejtuesit e Fenerbahce, me kërkesën e Muriqit, kanë prapësuar blerjen e dy serbëve, Aleksandar Kolarov dhe Ljubomir Fejsa. Edhe pse marrëveshjet me këta lojtarë thuhet se ishin arritur, klubi turk, për të respektuar shqiptarin, ka hequr dorë nga transferimi i tyre. 

“Fotospor” shkruan: “Pretendohet se Vedat Muriqi, i cili kishte probleme serioze për shkak të luftës në fëmijërinë e tij, i kërkoi menaxhmentit të klubit të parandalonte transferimin e Kolarov, i njohur si nacionalist serb, që kundërshtoi dy herë hapjen e flamurit shqiptar, gjë për të cilën doli edhe para gjykatës në Angli. Drejtuesit e Fenerbahce, të cilët dëshirojnë të punojnë në një mjedis më të rehatshëm e krejt të qetë, iu përgjigjën pozitivisht kësaj kërkese”.

Ndërkohë, është zbuluar edhe një detaj tjetër për gjigantin e kombëtares së Kosovës. Performanca e mirë e tij bën që Presidenti i Çaykur Rizespor, Hasan Kartal, të fërkojë duart. Disa klube të njohura i kanë vendosur “radarët” mbi sulmuesin shqiptar, të blerë nga Fenerbahce për 3.5 milionë euro. Pra, në horizont shfaqet shitja e tij e mundshme për shumë herë më tepër. Transferimi i radhës për Muriqi do të thotë që 20 për qind e shumës të shkojë në arkën e klubit prej nga erdhi në Stamboll, Çaykur Rizespor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit