Futboll

E jashtëzakonshmja e fundit e Hulk! Ja çfarë i dhuron vetes braziliani…

Fundja, një jetë prej Hulku nuk të bën keq aspak. Të paktën ky është konkluzioni, pasi shijon tekën e fundit që i ka plotësuar vetes sulmuesi Brazilian, që u transferua nga Zenit te Shanghai SIPG në verën e vitit  2016 për një shifër rreth 50 milionë euro. Në Orient, ish-talenti i Portos fiton një rrogë prej rreth 5 milionë euro në sezon, mjaftueshëm për të festuar një sukses në fushë duke i bërë dhuratë vetes një avion privat.

 

View this post on Instagram

 

Sonhar, viver, e todo dia agradecer #ferias

A post shared by Givanildo V. De Sousa- Hulk (@hulkparaiba) on

Me 13 golat e tij, Hulk ka udhëhequr skuadrën e Shanghai drejt fitores së Super Ligës Kineze  5 pikë epërsi ndaj Guangzhou Evergrande të Fabio Cannavaro. Për të festuar këtë titull, sikurse raporton “Daily Mail”, braziliani i dhuroi vetes një avion privat shumë shumë personal. Nga fotot e publikuara në llogarinë e vetë futbollistit në Instagram, në fakt spikat firma e sulmuesit në anën e majtë të aeroplanit. Një dhuratë e çmueshme të cilës, ish-sulmuesi i Zenit nuk mundi dot t’i thotë “jo”, përpara pushimeve të merituara.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Futboll