E ka provuar vetë në kurriz… Nasri flet për pozitivitetin e Pogba në testin anti doping, sulmon ashpër mjekët e klubeve

18 Shtator 2023
15:11
Alfred Lleshi
back button

Dalja pozitiv në testin anti doping, konkretisht prania e testosteronit te Paul Pogba, bëri që Samir Nasri të fliste për përvojën e tij. Ish-mesfushori i Manchester City u dënua gjashtë muaj në vitin 2018 për doping:

“Nëse Pogba dënohet një vit, mendoj se nuk do ta shohim më në nivele të mëdha, sepse nuk do të jetë në gjendje të stërvitet në një qendër stërvitore për dhjetë muaj. Kur më ndodhi mua vendosa të mos bëj asgjë, më pas u stërvita me West Ham. Duhet shumë forcë mendore, sepse për dhjetë muaj duhet të stërvitesh në shtëpi, në palestër apo edhe jashtë”.

Nasri vazhdoi më tej: “Unë kisha një certifikatë nga mjeku që më dha injeksion vitaminash, nuk kishte asnjë produkt doping. Thjesht doza ishte dhënë mbi kufirin e lejuar. I kuptoj futbollistët që mund të mos jenë të vetëdijshëm për marrjen e produkteve të dopingut, por mjekët e sportit e dinë këtë.

Kushdo që ua rekomandon futbollistëve nuk është mik i tyre, ose më e keqja, nuk e zotëron si duhet profesionin që ushtron. Të tillë mjekë kanë dalë jo vetëm nga rruga e profesionit, por edhe e Zotit, me kësi veprimesh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit