“E kam më të lehtë me Lukaku-n se me Mbappe dhe Neymar”, Tuchel zbulon ndryshimet mes Chelsea-t dhe PSG-së

23 Tetor 2021
17:34
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel ka thumbuar ish-klubin e tij, PSG.

Gjermani është shkarkuar për Krishtlindje nga klubi francez vitin e kaluar para se të merrte drejtimin e Chelsea-t në janar dhe të fitonte titullin në Champions League.

“PSG dhe Chelsea? Janë dy skuadra të kundërta për sa i takon stilit dhe organizimit”, ka thënë Tuchel për Gazzetta dello Sport.

“Në Paris, unë kam punuar më shumë si ministër i sporti se si trajner, gjithashtu duke menaxhuar edhe familjet dhe miqtë e yjeve. Te Chelsea, nga ana tjetër, mund të punoj me më shumë qetësi”.

Tuchel ka shtuar: “Është më e lehtë të punosh me Lukaku-n sesa Neymar ose Kylian Mbappe…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit