“E kam patur vetëm në një rast të plotë ekipin, ndërsa Arsenal nuk ka probleme të tilla”

16 Mars 2023
13:05
Telesport
back button

Erik ten Hag tha se skuadra e tij Manchester United ka qenë e plotë vetëm një herë këtë sezon, ndërsa këmbëngul se Arsenal pothuajse gjithmonë ka një ekip të plotë. Trajneri i “djajve të kuq” konfirmoi se Alejandro Garnacho do të mungojë për disa javë për shkak të një dëmtimi. Ndërsa Antony dhe Anthony Martial nuk kanë udhëtuar me skuadrën për ndeshjen e kthimit të Europa League, sot ndaj Real Betis.

Gjithsesi, duke parë rivalët dhe liderët e Premier League, trajneri Ten Hag pretendon se skuadra e Mikel Arteta pothuajse ka qenë gjithmonë e plotë. “Në fitoren 2-1 ndaj Manchester City, në shtëpi, ishte hera e vetme këtë sezon që kisha një skuadër pa dëmtime. Çdo herë, në çdo ndeshje, është një lojtar i pezulluar, i lënduar apo i sëmurë”, tha Ten Hag.

Unë shoh Arsenalin, ata pothuajse kanë gjatë gjithë kohës një skuadër që është plotësisht e disponueshme. Premier nuk ka qenë kurrë kaq e vështirë sa tani, ka kaq shumë konkurrentë. Nuk është një garë me dy skuadra, është një garë me pesë, gjashtë, shtatë ekipe. Ne jemi të aftë për të konkurruar, por jemi të vetëdijshëm se mungesat shpesh në penalizojnë”, tha trajneri Erik ten Hag.

Mendoj se kemi bërë përparim të mirë, por gjithashtu duhet të pranojmë se ka ende një hendek. Nuk mund të prisja që ta mbyllnim shpejt atë diferencë. Ne po përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje dhe kemi mundur të gjitha skuadrat kryesore. Ne jemi të aftë ta bëjmë atë. Duhet të bëjmë hapin tjetër për të qenë më të qëndrueshëm, të kemi një ekip më të plotë”, tha trajneri i Manchester United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit