E kërkojnë gjigantët e Europës, Dortmundi e “izolon dyfish” talentin e vet

20 Gusht 2019
9:41
Alfred Lleshi
back button

Borussia Dortmund i dyfishoi pagën yllit të vet, Jadon Sancho, këtë verë, për t’u siguruar që ai të mbetej aty dhe të mos joshej nga klube të tjera të interesuara. Kështu raporton “Bild”. Sancho po tërhiqte interesin e disa prej klubeve më të mëdha e më të pasura të Europës, përfshirë Manchester United. Për t’i dalë të keqes përpara, për të ngritur një “barrikadë” përreth tij, Dortmundi e ka rritur pagën e Sancho deri në 6 milionë euro në sezon.

Para dy ditësh, administratori i deleguar i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka ngritur lart vlerat e futbollistit në fjalë: “Nuk ka shumë 19-vjeçarë me të tillë potencial. Kur ke një futbollist të këtij lloji duhet ta rivlerësosh situatën vit pas viti. Do të ishte e pandershme nëse do të thoja gjë tjetër. Nëse një futbollist i huaj nuk është i bindur se një klub është i duhuri për të, në një moment të caktuar, atëherë nuk ka asnjë kuptim që të qëndrojë. Për momentin, Sancez ndihet mjaft mirë te Borussia Dortmund”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit