E kërkon Chelsea, menaxheri: “Juventus refuzoi ofertën e Napolit”

7 Dhjetor 2018
22:09
back button

Menaxheri i mbrojtësit të Juventus, njëherësh objektiv i merkatos së Chelsea-s, Daniele Rugani ka zbuluar se si Napoli bëri një tentativë për blerjen e tij verën e fundit, por Juve refuzoi ofertën. Rugani ishte gjithashtu subjekt i interesimit të Chelsea në merkaton e verës, por ai përfundoi duke qëndruar te bardhezinjtë. Kjo ndodhi pasi Juve shiti Mattia Caldara te AC Milan, bashkë me transferimin e Gonzalo Higuain, në përpjekjen për të rikthyer Leonardo Bonuç nga Milan.

Menaxheri i Ruganit, Davide Torchia, konfirmoi se përveç Chelsea-s, edhe Napoli gjithashtu tentoi të blejë klientin e tij verën e kaluar: “Napoli kërkoi të blejë Rugani dhe ishte shumë serioz. Kjo ishte vlerësuese, por Juve nuk deshi kurrë që të hyjë në tratativa. Juventus ndërtoi një skuadër të madhe, në cilësi dhe sasi. Allegri përcolli ngadalë idetë e tij dhe tani Juve ka topin, ata luajnë si një skuadër me tre mbrojtës, me mbrojtësit anësorë që shtyjnë para nga krahët”, deklaroi menaxheri i Ruganit për “Radio Marte”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit