E kërkon Juve, agjenti i talentit të Man United fotografohet në Milano

14 Janar 2020
21:45
back button

Agjenti i Tahith Chong, Erkan Alkan, është fotografuar me përfaqësuesit e Interit në teksa spekulimet për sa i përket të ardhmes së lojtarit të Manchester United vazhdojnë.

Megjithëse ka shfaqur një formë të mirë vitin e kaluar, Chong nuk ka arritur të bindë Ole Gunnar Solskjaer gjatë sezonit aktual, teksa është aktivizuar vetëm në Europa League, Carabao Cup dhe FA Cup.

Dhe gazetari Fabrizio Romano ka postuar një foto të Alkan në Twitter së bashku me nënshkrimin: “Interi sapo është takuar në Milano me agjentin e Tahith Chong. Ai do të jetë një lojtar i lirë verën e ardhshme dhe sapo i është ofruar klubit italian. Shumë skuadra të tjera interesohen për të.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit