E konfirmon Fiorentina; trajneri Prandelli del me Covid-19

2 Dhjetor 2020
15:02
Alfred Lleshi
back button

Një trajner i Serie A kthehet nga karantina 18-ditore, Stefano Pioli; një tjetër “izolohet”. Fiorentina njoftoi me një deklaratë zyrtare se Cesare Prandelli ka dalë pozitiv për Covid-19. Trajneri vjollcë tashmë duhet të zbatojë rregullat, ndërsa ekipi do të vazhdojë stërvitjen:

“ACF Fiorentina njofton se në provat përtej atyre të parashikuara në protokollin e zbulimit të Covid-19, Cesare Prandelli rezultoi pozitiv. Trajneri vjollcë është tashmë në izolim. Ekipi i Fiorentinës do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e parashikuar nga protokollet shëndetësore në fuqi “.

Prandelli është kthyer në stolin e Fiorentinës prej tri javësh. Në dy ndeshjet e tij të para, ai pësoi dy humbje, kundër Benevento dhe Milan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit