E konfirmon “L’Equipe”; ndodh e papritura e madhe mes Neymar dhe PSG

24 Gusht 2019
13:23
Alfred Lleshi
back button

Nëse disa javë më parë, pas takimit të drejtorit sportiv të PSG dhe Neymar, dukej se nuk kishte asnjë mundësi pajtimi të mundshëm mes yllit brazilian dhe klubit të tij aktual, gjërat duket se fillojnë të ndryshojnë si rezultat i negociatave të irrituara me Barçën dhe Real Madridin. Duke gjykuar brenda këtyre linjave, francezja e mirënjohur “L’Équipe” shkruan këtë të shtunë se ekzistojnë “shenja pajtimi” midis Neymar dhe PSG.

Ajo ënvizon se lojtari, tashmë i ri-integruar në stërvitje me grupin, shihet si plotësisht aktiv dhe me një pamje ndryshme se javë më parë. E re në këtë “telenovelë” është se Neymar dhe Leonardo flasin përsëri me njëri-tjetrin. Këtë e konfirmon ‘L’Équipe”, që shton se këtë javë janë parë së bashku në disa seanca trajnimi”.

Edhe dikush i afërt me lojtarin deklaron për mediat franceze që, “nëse ndonjë klub paraqet ofertë që e kënaq PSG, Neymar do të largohet. Ai nuk do të bëjë grevistin, as do të ketë sjellje joprofesionale, nëse ndodh e kundërta. Si çdo herë që ka luajtur për PSG, Neymar nuk do të kursehet kurrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit