E konfirmon Mihajlovic: Dy ciganë në skenë, unë dhe Ibra do të këndojmë në Sanremo

19 Shkurt 2021
13:59
Alfred Lleshi
back button

Zlatan Ibrahimovic dhe Sinisa Mihajlovic do të jenë bashkë në Festivalin e Sanremos. Kjo u njoftua nga trajneri i Bologna, në një konferencë shtypi: “Po, do të shkoj në Sanremo. Unë dhe Ibra do të “sfilojmë” së bashku… Unë tashmë kam treguar se nuk jam në gjendje të kërcej, të them të drejtën nuk di as të këndoj. Por, do të përpiqem”.

Kampioni i Milanit do të jetë i pranishëm në të gjitha netët e festivalit të famshëm, në skenën e Ariston. Ai do të bashkohet aty me trajnerin serb, në njërën nga mbrëmjet e planifikuara. Ibra dhe Mihajlovic, të lidhur nga një miqësi e thellë, e vërejtur në çdo rast të dobishëm, në prani të Amadeus do të improvizojnë si këngëtarë. Jashtë konkurrencës, natyrisht.

“Amadeus më telefonoi dhe më ftoi. Për fat të mirë nuk ka publik, përndryshe Ibra dhe unë e dimë se çfarë duhej bërë… Unë dhe Ibra do të jemi dy ciganë në skenë. Një këngë italiane, që më pëlqen? I dua tekstet e Cremonini, Morandi, Ramazzotti, Antonacci, Venditti”.

Nga fusha në Sanremo; çifti Ibrahimovic-Sinisa, një kapitull tjetër i një lidhjeje të lindur falë topit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit