E KONFIRMUAR: Ky do të jetë afrimi i parë i Barcelonës në verë!

4 Prill 2020
10:42
back button

Barcelona duket se ka arritur marrëveshjen për afrimin e parë të merkatos së verës. Sipas asaj që shkruan “Sport” mëngjesin e sotëm, Layvin Kurzaëa do të firmosë me katalanasit në fillim të muajit korrik.

Pikërisht në atë kohë, kontratae francezit me PSG-në do të skadojë dhe ai do të jetë një lojtar i lirë. Juventus dhe Inter ishin përmendur gjithashtu në garë për të, por Barça duket se është treguar më e shpejtë.

Kurzaëa shihet si alternativa ideale për Jordi Albën, i cili këtë sezon ka pasur jo pak dëmtime. Ardhja e francezit konfirmon gjithashtu edhe largimin e Junior Firpo, për të cilin zor se mund të ketë hapësira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit