“E konfirmuar, Xhaka ka foto lakuriq të Emery”

15 Shtator 2019
16:45
back button

Arsenal do të zbresë në fushë për sfidën ndaj Watford dhe për këtë ndeshje trajneri Unai Emery ka hedhur titullar Mesut Ozil, por në vend të Xhakës, në stol është lënë Torreira.

Tifozët kanë reaguar të surprizuar, duke qenë se ishin të sigurt se Xhaka do ishte në stol sot, sidomos nëse luan Ozil titullar.

Shumë komente ka patur për këtë situatë në Twitter, teksa disa tifozë shkruajnë: “Xhaka ka foto nudo të Emery, s’ka kuptim tjetër”, “Xhaka titullar sërish, miti më i madh në botë”, “Xhaka dhe Ozil titullar në një ndeshje jashtë? Nuk besoj se Emery do të mbajë vendin e punës”, “Pse dreqin e fut Xhakën ai, a nuk shikon Emery sa i dobët është ai”, këto janë disa nga komentet e tifozëve të acaruar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit