E konfirmuar; ylli i Borussia Dortmund del me Covid-19

24 Tetor 2020
12:41
Alfred Lleshi
back button

Emre Can doli pozitiv me Covid-19. Ai iu nënshtrua testit dje në mëngjes dhe është në izolim. Ish-lojtari i Juventusit, i cili po përdoret nga trajneri Favre në një mbrojtje prej tre personash, në qendrën e majtë, humbi ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Lazio në “Olimpico”, të martën, për shkak të skualifikimit. Lojtarët e tjerë të Borussia Dortmund dolën të gjithë negativë. Sidoqoftë, dy javë më parë, ishte Akanji, ai që ndaloi për shkak të pozitivitetit ndaj koronavirusit. Kujtojmë se verdhezinjtë do të kthehen në fushë sot (18:30), në ndeshjen e kampionatit kundër Schalke.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit