E krahasojnë me lojtarin e Kamerunit, përgjigja e LeBron James bëhet virale

25 Nëntor 2022
18:38
Denis Hakanaj
back button

Atletët nga të gjitha sportet e botës po ndjekin Kupën e Botës 2022 në Katar, përfshirë yllin e LA Lakers, LeBron James. Ai madje e ka pranuar se ka një lojtar kameruni në turne që mund të jetë sozi e tij, pikërisht Bryan Mbeumo.

Kur Mbeumo u pa duke u përballur me Zvicrën të enjten, një fans i vuri re ngjashmëritë dhe ndau një klip në Twitter. “Pra, kjo është arsyeja pse LeBron ka qenë jashtë pesë ndeshjet e fundit”, tha ai me shaka, duke sugjeruar se basketbollisti kishte shkuar për të luajtur në Kupën e Botës.

Ngjashmëria kryesore ishte me mjekrën që Mbeumo dhe James kanë, madje ky i fundit e pranoi se ato ngjajnë duke shpërndarë postimin viral në “Instagram Stories”.

“Dmth kam punë për të bërë edhe në vende të tjera!”, shkroi James shkroi në platformën e mediave sociale, duke u siguruar që postimi origjinal të bëhej edhe më viral.

Kur Kameruni të kthehet në fushë kundër Serbisë dhe Brazilit, vëmendja ndaj Mbeumo do të jetë akoma më e madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit