E krahasojnë me Rousey, White reagon për kinezen e parë kampione në UFC

11 Shtator 2019
13:07
Telesport
back button

Në eventin UFC Shenzen, të zhvilluar në Kinë dy javë më parë, sportisja vendase Weili Zhang u shpall kampione e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg). Ajo mundi Jesssica Andrade me “ko teknik”, duke u bërë sportistja e parë kineze në historinë e arteve marciale mikse që bëhet kampione në UFC.

Menjëherë pas këtij eventi nisën krahasimet mes Zhang dhe ikonës së UFC-së, Ronda Rousey, u tërhequr nga ky sport dy vite më parë. “Eventi që u zhvillua në Kinë është ndjekur në gjithë botën dhe natyrisht që Weili Zhang tashmë është bërë e famshme në Amerikë, Kanada, Brazil apo Lindjen e Mesme”, tha White.

Ajo mori titullin dhe u bë kinezja e parë kampione e botës, një ngjarje e madhe për të, Kinën dhe UFC-në. Gjithsesi, ajo është ende e re në sportin tonë, ka energji dhe forca për të ecur përpara në karrierën e saj. Është ende shpejt për ta krahasuar me Ronda, ajo është një ikonë. Ky ishte një start i mbarë për Zheng, më pas do ta shohim se deri ku mund të shkojë”, tha Dana White.

Kinezja Weili Zhang

Lajme të tjera

Lajmet e fundit