E kritikonin të gjithë, Courtois vendos rekord te Reali

11 Korrik 2020
17:01
Eraldo Harlicaj

Thibaut Courtois ishte një nga futbollistët më të kritikuar të Real Madridit në momentin që u afrua në Santiago Bernabeu. Belgu nuk po paraqitje mirë dhe gabimet e tij i kushtuan jo pak Real Madridit.

Shtatlarti po përjeton formën e tij më të mirë dhe tashmë ka vendosur një rekord. Ai është portieri i parë i “Los Blancos” që kalon 18 ndeshje pa pësuar gol që prej sezonit 1987-88.

Courtois po tregon vlerat e tij maksimale dhe këtë e tregon mjaft mirë përformanca e këtij sezoni në La Liga. Numri një i portës ka heshtur të gjithë kritikat që kanë ardhur në drejtimin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit