E KRYER | Angel Di Maria transferohet në Serie A: detajet e kontratës! Largohet nga PSG pas 7 vitesh dhe 19 trofesh

17 Maj 2022
21:31
Telesport
back button

Gazetari Hadrien Grenier ka shkruar se tashme Di Maria do te vishet bardhezi. Ne twitter, gazetari qe ndjek nga afer ceshtjet e PSG, ka raportuar lajmin edhe te GoalFrance. “Marrëveshja mes Angel Di Marias dhe Juventusit për një kontratë njëvjeçare + një vit opsional!

Gjithçka është e mbyllur. El Fideo do të luajë ndeshjen e fundit me PSG-në këtë të shtunë kundër Metz” Nuk dihet ende detaji i rroges, po te gjitha mediat e bejne me dije se do te jene 7 mln euro dhe bonuse ne sezon. Pra, sezonin e vetem.

Rinovimi mund te vije vetem nese arrihen objektiva te caktuara, mes tyre numri i golave dhe asisteve, ose edhe fitimi i titullit ne Serie A me Juventusin. Keto mund te perfshihen si automatike per futbollistin argjentinas.

I mbiquajtur el Fideo, në gusht 2015 shkoi nga Manchester Utd te Paris Saint-Germain në këmbim të 63 milionë eurove, një nga lojtarët më të shtrenjtë në historinë e tregut të transferimeve ne ate kohe, me një total prej rreth 180 milionë euro të ndara në katër transferime, një rekord i mundur më pas nga Neymar në 2017.

Di María filloi karrierën e tij profesionale në 2005, duke bërë debutimin e tij me Rosario Central. Pas paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatin argjentinas dhe në Kupën e Botës U-20 2007, ai u ble nga Benfica për 6 milionë euro për të zëvendësuar anësorin portugez Simão Sabrosa, i cili u transferua te Atletico Madrid.

Pas 7 vitesh dhe pasi ka fituar 19 trofe me PSG mes kampionatit dhe kupave, duke shenuar 55 gola ne 196 ndeshje, sulmuesi 34 vjecar do te transferohet ne Serie A, duke provuar keshtu kampionatin e peste europian pas Portugalise, Spanjes, Anglise dhe Frances.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit