E KRYER: Arteta bën goditjen e parë, një sulmues me histori përrallash

29 Maj 2020
17:59
Eraldo Harlicaj
back button

Arsenali ka bërë goditjen e parë për merkaton e verës sepse ka firmosur me sulmuesin adoleshent George Lewis. “Topçinjtë” do të mundohen të ndërtojnë skuadrën e tyre me një buxhet më të ulët për shkak të kushteve të pandemisë.

Anglezët u bindën nga aftësitë e tij pas provës që lojtari bëri në mars me “Topçinjtë”. Ai do të bashkohet në Londër me ekipin e 23-vjeçarëve dhe do të mundohet të impresionojë sezonin e ardhshëm me klubin e Arsenalit.

Lewis ka luajtur në nivele të ulëta në Norvegji me skuadrën e Fram Larvik dhe ekipin e Tromsdalen. 19-vjeçari ka qenë pjesë e ligës së dytë dhe të tretë norvegjeze, prandaj kalimi i tij në Angli është një surprizë e bukur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit