E KRYER: Atletico “boom”, pasuesi i Godin vjen për 40 mln euro!

16 Korrik 2019
16:14
back button

Atletico Madrid po kompleton të gjitha hapësirat e lënë nga largimi i shumë lojtarëve gjatë kësaj vere.

Sipas informacioneve të fundit nga Spanja, Ateltico ka pranuar të paguajë klauzolën e largimit të Mario Hermoso nga Espanyol. Qendërmbrojtësi do të iu kushtojë plot 40 milionë euro dhe do të jetë ai shtylla e mbrojtjes, së bashku me Gimenez, ndërsa si alternativë mbetet Felipe i marrë nga Porto dhe Savic.

24-vjeçari spanjoll është larguar nga klubi, teksa sot pasdite Espanyol ka të programuar një ndeshje miqësore dhe pritet që të shkojë tek Atletico në orët e ardhshme ku do të firmosë kontratën si “Cholconeros”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit