E KRYER: Bayerni vendos për Boateng, mbrojtësi mëson të ardhmen!

25 Nëntor 2020
15:54
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e Jerome Boateng. Mbrojtësi po zhvillon një sezon shumë të mirë, por duket se kjo nuk ka bindur drejtuesit.

32-vjeçari përflitej dhe më herët se do të largohej nga bavarezët. Ai qëndroi pa dëshirën e drejtuesve dhe ia doli që të bindte duke fituar formacionin.

Ka disa ekipe që janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit. Juventusi ka interes për lojtarin, pa harruar dhe ekipet angleze si Arsenal, Manchester United dhe Tottenham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit