E KRYER: Blerja e radhës niset drejt Napolit! (FOTO)

21 Korrik 2019
14:05
back button

Nuk ka më dyshime, Eljif Elmas do të jetë blerja e fundit e Napolit. Mesfushori nga Maqedonia e Veriut nuk është grumbulluar me Fenerbahcen në Austri për fazën përgatitore, ndërsa pak minuta më vonë vetë futbollisti ka postuar një foto në Instagram, ku përshëndet klubin turk.

19-vjeçari pritet të mbërrijë sot në Romë, ndërsa nesër paradite do të iu nënshtrohet vizitave mjekësore. Për të marrë shërbimet e tij klubi italian do të paguajë 15-16 milionë euro, që mendohet të jenë të ndara në dy këste, për dy vitet e ardhshme.

Pas Di Lorenzo dhe Manolas, Elmas do të jetë përforcimi i tretë për klubin e De Laurentiis, i cili siguroi dje 17 mln euro nga shitja e sulmuesit Carlos Vinicius tek Benfica.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit