E KRYER! Chelsea zyrtarizon marrëveshjen me pronarin e ri

28 Maj 2022
15:06
Alfred Lleshi
back button

Chelsea njoftoi këtë të shtunë se më në fund ka arritur një marrëveshje me konsorciumin “Todd Boehly-Clearlake Capital” për shitjen e klubit. Në një deklaratë, subjekti blu vetëm konfirmon marrëveshjen dhe bën me dije se pret që transaksioni të përfundojë të hënën, pa dhënë më shumë informacion për momentin.

Me siguri, të hënën do të zbulohen më shumë detaje. Klubi nga “Stamford Bridge” konfirmon se ka arritur një marrëveshje përfundimtare me manjatin amerikan Boehly, pjesë e konsorciumit “Clearlake Capital”, i cili do të marrë kontrollin e kampionëve të Europës ende në fuqi, deri pas finales së mbrëmjes së sotme.

Blutë e Londrës kanë qenë deri tani në duart e rusit Roman Abramovich, për një marrëveshje rekord të vlerësuar në 4.250 milionë paund (4.999 milionë euro).

Subjekti saktëson se nga investimi total i kryer, 2.500 milionë paund (2.940 milionë euro) do të aplikohen për blerjen e aksioneve në klub.

Chelsea shton gjithashtu se fitimet do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë britanike me synimin për t’i dhuruar 100 për qind për qëllime bamirësie, siç konfirmoi Abramovich, i prekur nga sanksionet e ekzekutivit britanik për marrëdhënien e tij të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit