E KRYER: Dzeko drejt Juventusit! Operacion fitimprurës për Roma. Të gjitha detajet

18 Shtator 2020
13:13
Telesport
back button

Arek Milik i ka thënë “po” transferimit te Roma dhe tani çlirohet edhe efekti “domino” me Edin Dzeko te Juventusi! Në orët e ardhshme – sipas Corriere dello Sport – boshnjaku do të jetë në Torino për të kryer vizitat në J-Medical.

Me Romën, marrëveshja u gjet në bazë të 15 milion eurove, ndërsa lojtari do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare prej 7.5 milion në sezon.

Lëvizja e Edin Dzeko te Juventus – shpjegon Il Messaggero – do të lejojë arkat e Romës të marrin frymë. Jo vetëm për hyrjen e 15-16 milion eurove, por edhe për çështjen e fitimeve kapitale, një aspekt që duhet të mbahet gjithmonë në mend kur bëhet fjalë për Fair Play Financiar.

Në veçanti – shpjegon gazeta – largimi i boshnjakut do t’i japë Romës një fitim kapital prej 13.517 milion eurosh, duke pasur parasysh se kostoja e investimit të lojtarit tani është 2.483 milion, pasi është amortizuar ndër vite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit