ZYRTARE: Hummels është i Dortmundit, Bayern e shet më shtrenjtë nga sa e bleu

19 Qershor 2019
14:36
back button

Mats Hummels është futbollisti më i ri i Borussia Dortmund dhe lajmin e ka konfirmuar edhe Dortmundi, pak minuta pas lajmit të Kicker, që raporton se Dortmundi do të paguajë 38 milionë euro, shifër që përfshin disa bonuse, për aktivizimin dhe sukseset e mundshme.

Para 3 vitesh Hummels la Dortmundin për Bayernin për 35 milionë euro, ndaj bavarezët dalin me fitim në këtë mes.

Qendërmbrojtësi 30-vjeçar ka luajtur 118 ndeshje për kampionët e Gjermanisë, duke shënuar 8 gola, por sezonin e fundit nuk ishte zgjedhje primare e trajnerit Niko Kovac.

Ditët e fundit Hummels kishte arritur marrëveshje me Dortmundin për një kontratë 3-vjeçare, duke ulur pagën që kishte në Mynih, ndërsa Dortmundi i garanton vazhdimësi në aktivizim.

Kur u largua nga Dortmundi Hummels u etiketua si tradhtar, ndaj tashmë i duhet të rifitojë edhe zemrat e tifozëve në Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit