E kryer: Interi bind sulmuesin, gati firma në kontratë

11 Korrik 2020
15:38
Eraldo Harlicaj
back button

Interi ka gjetur dritën jeshile me futbollistin e ri Sebastiano Esposito. I riu ka ndryshuar agjent dhe tashmë pritet që javën e ardhshme të firmosë kontratën e re me zikaltërit sipas asaj që bën me dije Gazzetta dello Sport.

Esposito dhe Inter kanë arritur akordin për pjesën më të madhe të dyshimeve të tyre dhe duan që shumë shpejt të firmosin një kontratë të re mes tyre. Futbollisti u shkëput nga agjenti i tij i mëparshëm dhe firmosi me Federico Pastorello. Ky i fundit prezanton momentalisht Antonio Candreva dhe Romelu Lukakun.

Marrëveshja e re pritet të firmoset deri në vitin 2025. Interi nuk donte të humbte kohë, pasi sulmuesi kishte pas vetes Atalantën. Esposito ka luajtur në 12 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 1 gol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit