E KRYER! Juventusi konfirmon Alvaro Morata. “Mbush” me para arkat e Atletico Madrid

15 Qershor 2021
22:00
Telesport
back button

Juventusi konfirmon sulmuesin për të ardhmen. I shumëkritikuari Alvaro Morata do të vazhdojë të jetë pjesë e bardhezinjve të paktën edhe për një sezon.

Eksperti Fabrizio Romano ka shkruar në rrjetet sociale detajet e marrëveshjes së re te bardhezinjve.

“Zyrtare dhe e konfirmuar. Juventus i ka paguar 10 milion euro Atlético Madrid për të zgjatur huazimin e Alvaro Morata deri në qershor 2022.

Juventus tashmë ka paguar 10 milion euro një vit më parë për të marrë Morata në huazim sezonin e kaluar – kështu që janë 20 milion eyro për dy vjet hua. Opsioni i blerjes verën e ardhshme: 30 milion euro”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit