E KRYER: Juventusi zgjedh trajneri e ri, surprizë e madhe (Prapaskena)

8 Gusht 2020
19:31
Eraldo Harlicaj
back button

Juventusi ka zgjedhur trajnerin e ri dhe ai është Andrea Pirlo. Ish-lojtari i Juventusit është zgjedhje direkte e presidentit Andre Agnelli që do të provojë të ndjekë stilin e Barcelonës dhe Real Madridit me Pep Guardiolën dhe Zinedine Zidane.

Pirlo do të jetë pasuesi i Sarrit dhe pse u prezantua para pak ditësh si tekniku i ekipit U-23. Ai do të marrë shumë shpejt drejtimin e skuadrës dhe do të bëjë prezantimin zyrtar. Fabrizio Romano bën me dije se presidenti Agnelli dhe Pirlo po merren vesh vetëm për detajet e fundit.

Nicola Schira shkruan se një vendim i tillë lidhet dhe me rinovimin e Simone Inzaghit në krye të Lazios deri në vitin 2023. Tekniku do të përfitojë 3 milion euro në sezon pas paraqitjeve të mira me lacialët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit