E kryer: Kosova rikthehet në fushë, sprint final për sezonin!

18 Maj 2020
22:13
Eraldo Harlicaj
back button

Kampionati i Kosovës do të rikthehet dhe skuadrat do të duhet të duelojnë për titullin kampion. Federata e Futbollit të Kosovës ka menduar që kampionati të përmbyllet në fushë mes datë 7 qershor deri më 25 korrik.

Ndeshjet e mbetura nuk do të zhvillohen me tifozë. Stadiumet do të jenë të mbyllura, por ekipet do të kenë mundësi që të shijojnë sfidat nga televizori. Vendimi ka patur shumë ankesa dhe pakënaqësi.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, që kryeson kampionati donte që kampionati të mbyllej. Ai ka shfaqur dëshirën për të mos vazhduar, pasi rrezikohet shëndeti i futbollistëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit