E kryer: Laçi punon pa zhurmë, merr zbulimin e madh të Superiores

30 Qershor 2019
20:45
back button

Në një kohë që Partizani e Kukësi janë përditë në qendër të vëmendjes për tratativa të vërteta e fiktive, duke kërkuar edhe lojtarë të paarritshëm, Laçi tregon si veprohet në merkato. 

Klubi kuebinas, pa zhurmë, ka siguruar shërbimet një rpej talenteve më të mëdhenj në Superiore, sepse Julian Shehu është bardhezi tashmë.

Mesfushori shkëlqeu sezonin e fundit te Kastrioti, me cilësi, energji dhe rritje konstante, duke e mbyllur sezonin në mënyrë perfekte me aspektin personal. 

Mesfushori qendror i Shqipërisë U21 kishte shumë forta këtë verë, por kontrata me Kastriotin e detyronte të priste vendimin e klubit. 

Edhe pse Kukësi e Partizani tentuan disa herë, garën e ka fituar Laçi, që përsërit operacionin Myrto Uzuni, sepse shpreson ta reklamojë talentin e sapomarrë dhe ta shesë më pas, me Kastriotin që do të përfitojë një përqindje të rëndësishme nga shitja, përveç një shifre të pazbuluar paguar që tani. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit